
Mirësevini në Hotelin tonë Familjar
Hoteli Mali i Robit filloi si një biznes familjar, ne ende ruajmë të gjitha vlerat e çmuara të një familje: të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe t'i ofrojmë njëri-tjetrit mbështetje personale çdo ditë.
Hotel Mali i Robit ndodhet vetëm 100 metra larg plazhit me rërë të bardhë të detit Adriatik,
ofron një atmosferë simpatike dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.
Të gjitha 21 dhomat e Hotelit kanë një ballkon, TV me ekran të sheshtë, ajer te kondicionuar, një frigorifer, tualet me dush dhe Wi-Fi falas.
Restoranti i Hotelit ofron standarde të larta shërbimi në një ambient të qetë, ofrojmë kuzhinë Shqiptare dhe Italiane duke përdorur produkte të freskëta të vendit dhe cilësore të sezonit.
Një vend kampingu pas Hotelit, midis pishave të larta, ndodhet në mënyrë të përkryer për një pushim elegant në plazh.
Tirana është vetëm 40 km larg Hotelit, ndërsa Durrësi është 17 km larg.
Shqipëria ka një klimë mesdhetare me 300 ditë diell në vit, me plazhe me rëre të artë të prekura nga ujërat blu.
Peisazhe të bukura, histori të pasur, kuzhinë të mrekullueshme, tradita unike dhe njerëz miqësorë e bëjnë këtë vend një destinacion të vizitueshëm!
Shqipëria ka një popullsi prej 3.2 milion njerëz. Qyteti më i madh është kryeqyteti Tirana. Gjuhët e folura janë shqip, anglisht, italisht.

